Kirurgjia Gjinekologjike

  • KIRURGJIA E VULVES DHE VAGINES
  • KIRURGJIA E QAFES SE MITRES
  • BARRA JASHTE MITRE
  • FIBROMAT
  • KISTET DHE TRAJTIMI KIRURGJIKAL
  • HEQJA E MITRES
  • INKONTINENCA URINARE TRAJTIMI KIRURGJIKAL
  • KIRURGJIA INVAZIVE MINIMALE-LAPAROSKOPI
KIRURGJIA E VULVES DHE VAGINES
KIRURGJIA E QAFES SE MITRES
BARRA JASHTE MITRE

Nje shtatzeni ektopike ndodh kur nje veze e fekonduar implantohet dhe rritet jashte kavitetit uterin.

Ajo lokalizohet me shpesh ne nje tub fallopi, i cili mbart vezet nga vezoret ne miter. Ky lloj i shtatzenise ektopike quhet shtatzeni tubare. Ndonjehere, nje shtatzeni ektopike ndodh ne zona te tjera te tilla si vezoret, abdomeni ose cerviksi.

Nje shtatzeni ektopike nuk mund te vazhdoje normalisht. Veza e fekonduar nuk mund te mbijetoje dhe indet ne rritje mund te shkaktojne hemoragji te rrezikshme per jeten nese lihen te patrajtuara.

Ne fillim nuk mund te vereni ndonje simptome. Sidoqofte, disa gra qe kane nje shtatzeni ektopike kane shenjat e hershme ose simptomat e zakonshme te shtatzenise: vonese te periodave, rritje te ndjeshmerise se gjirit dhe te perziera.

Nese beni nje test shtatzenie, rezultati do te jete pozitiv.

Nje shtatzani ektopike e hershme mund te trajtohet me terapi medikamentoze, metotreksat.

Ne rastet kur kjo nuk eshte e mundur, kryhet laparoskopia, permes se ciles nderhyhet ne regionin ku eshte lokalizuar shtatzania ektopike.

Kur kemi te bejme me situata riskuese per jeten, hemoragji masive, behet kirurgji laparatomike e urgjences.

FIBROMAT

Fibromiomat nashente jane fibromioma submukoze. Ato rriten dhe zene kavitetin uterin.

Nese pedunkulohen, mund te dalin permes kanalit te qafes se mitres, i cili zgjerohet gradualisht dhe keshtu ato prolabojne ne vagine.

Edhe miomat me permasa shume te medha mund te prolabojne ne vagine. Komplikimi kryesor i eshte degjenerimi nekrotik dhe infeksioni i tyre.

Nengrupi i miomave submukoze te pedunkuluara te prolabuara, te njohura si mioma nashente, perfaqeson nje entitet te veçante ne lidhje me trajtimin e tyre.

Ato mund te hiqen me rruge vaginale sepse zakonisht jane lehtesisht te arritshme, japin me pak gjakderdhje.

Materiali i marre dergohet per biopsi.

KISTET DHE TRAJTIMI KIRURGJIKAL
HEQJA E MITRES

Eshte nje intervent gjate secilit realizohet heqja e mitres.

Kryhet me anestezi spinale ose gjenerale. Eshte nje kirurgji madhore e cila kerkon hospitalizim per disa dite.

Ne indikacionet per histerektomi futen:

  • Hemoragjia e rende menstruale
  • Dhimbja pelvike
  • Prolapsi uterin
  • Maligniteti gjinekologjik (kanceri i vezores, i uterusit ose cerviksit)

Ne varesi te indikacionit jane disa lloje histerektomish qe mund te kryhen:

  • Histerektomia totale (hiqet e gjithe mitra dhe qafa e mitres)
  • Histerektomia subtotale (hiqet mitra, por lihet e paprekur qafa e mitres)
  • Histerektomi totali me salpingo-ooforektomi (hiqet e gjithe mitra, tubat edhe vezoret)
  • Histerektomi radikale ( hiqet mitra, tubat, vezoret, limfonoduj dhe inde perreth. Kryhet zakonisht kur kemi te bejme me procese tumorale)

Histerektomia mund te kryhet me rruge abdominale, me ane te nje prerjeje mbi simfizen pubike, ose vaginale, kur uterusi hiqet duke perdorur si rruge hyrjeje vaginen.

INKONTINENCA URINARE TRAJTIMI KIRURGJIKAL

Inkontinenca urinare eshte mosmbajtja e urines, humbja e kontrollit te vezikes urinare. Ajo prek dy here me shume grate se burrat. Kjo vjen nga fakti se shtatzenia, lindjet dhe menopauza ndikojne ne inkontinencen urinare.

Inkontinenca urinare nuk eshte nje pjese normale e plakjes dhe mund te kurohet.

Se bashku me mjekun tuaj ju do te krijoni nje plan trajtimi. Ju mund te filloni me disa keshilla qe mund t’i zbatoni ne shtepi. Nese keto hapa nuk i permiresojne simptomat tuaja,  mund t’ju rekomandohen trajtime te tjera ne varesi te llojit te inkontinences.

Trajtimi mund te jete kirurgjikal ose jo.

Ne trajtimet jo kirurgjikale futen :

  • Medikamentet. Pas menopauzes, aplikimi i kremrave ose patcheve vaginale me estrogjen mund te ndihmoje ne forcimin e muskujve dhe indeve ne ureter dhe zonen vaginale. Nje ureter me e forte do te ndihmoje ne kontrollin e fshikezes.
  • Pessary vaginale. Pessary eshte nje pajisje e vogel plastike ose silikoni si unaze qe vendoset ne vagine. Ajo shtyn lart kunder murit te vagines dhe uretres per te mbeshtetur muskujt dhe per te ndihmuar ne zvogelimin e inkontinences.
  • Injektimi i kolagjenit. Mjeku juaj gjinekolog mund te injektoje nje substance siç eshte kolagjeni, ne indet perreth vezikes dhe uretres per t’i bere ato te trashen. Kjo ndihmon ne mbajtjen te mbyllur te vezikes dhe zvogelon sasine e urines qe mund te dale.
  • Botox. Injeksionet e botoksit prane vezikes mund te ndihmojne nese trajtimet e tjera nuk funksionojne. Botox ndihmon ne relaksimin e vezikes dhe rrit sasine e urines qe ajo mund te mbaje. Ju mund te duhet te merrni trajtime me Botox rreth nje here ne 3 muaj.
  • Stimulimi nervor. Ky trajtim perdor impulse te lehta elektrike per te stimuluar nervat e vezikes urinare. Pulsimet mund te rrisin rrjedhjen e gjakut ne vezike dhe te forcojne muskujt qe ndihmojne ne kontrollin e saj.

Kirurgjia.

Kirurgjia per inkontinence urinare nuk rekomandohet nese planifikoni te mbeteni shtatzene ne te ardhmen. Shtatzenia dhe lindja e femijeve mund te bejne qe ajo te perseritet.

Dy llojet me te zakonshme te operacionit per mosmbajtjen e urines jane:

Sling procesures. Eshte nderhyrja me e zakonshme per inkontinencen urinare. Nje copez rrjete sintetike vendoset nen uretren. Kjo vepron si nje mbeshtetese dhe mbajtese e vezikes. Mundet qe ne vend te rrjetes procedura te kryhet edhe duke perdorur vete indet.

Colposuspensioni. Ky operacion gjithashtu ndihmon ne mbajtjen e fshikezes ne vend me qepje ne te dy anet e uretres. Kjo shpesh referohet si nje procedure Burch.

KIRURGJIA INVAZIVE MINIMALE-LAPAROSKOPI

Laparoskopia eshte nje teknike moderne kirurgjikale, e cila lejon mjekun qe operon te diagnostikoje dhe / ose te trajtoje problemet dhe patologjite, ne nivelin e  kavitetit abdominal ose pelvik, pa bere prerje te medha kirurgjikale.

Instrumenti i laparoskopise eshte laparoskopi, nje tub i holle (me diameter 5-10 mm) i cili, pasi futet ne kavitet, lejon te shihen organet e brendshme. Megjithese prerjet e bera per futjen e instrumenteve kirurgjikale jane shume te vogla, laparoskopia kerkon anestezi te pergjithshme.

Rezultatet jane me se te kenaqshme, pasi krahasuar me kirurgjine tradicionale, sherimi pas operacionit eshte shume i shpejte dhe rreziqet e nderlikimeve jane shume te uleta.

Me ane te laparoskopise mund te diagnostikohen : semundja inflamatore pelvike, endometrioza, shtatzania jashte mitre, miomat uterine, kistet ovariale, masa tumorale pevike.

Me laparoskopi mund te realizohet: heqja e nje shtatzanie jashte mitre, kisti ovarial, miome uterine, histerektomia.

Laparoskopia diagnostikuese mund te zgjase 30-60 minuta, ndersa ajo terapeutike mund te zgjase me shume, ne varesi te llojit te nderhyrjes.

Avantazhet e Laparoskopise

Krahasuar me operacionin “e hapur”, invaziviteti i reduktuar i laparoskopise ofron disa perparesi:

  • Hospitalizim me i shkurter (zakonisht vetem nje nate) dhe sherim me i shpejte
  • Me pak dhimbje dhe me pak humbje te gjakut pas operacionit
  • Plaget me pak te dukshme

REZERVO NJE TAKIM

Orari


e Hene – e Premte

16:00 deri ne 20:00


e Shtune

08:00 deri ne 13:00


Per Konsulta

Dr. Rexhina Bajo


TELEFON

(+355) 68 219 6243


EMAIL

info@alliance.al


ADRESA

Rr. Don Bosko, Pallati Gener 2
Hyrja 2, Shkalla A




SHENDETI I GRUAS





SHENDETI I GRUAS





Alliance | Te gjitha te drejtat e rezervuara | info@alliance.al



Alliance | Te gjitha te drejtat e rezervuara | info@alliance.al



Made by Bruno Mishtaku

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this