Procedurat Gjinekologjike

  • Ekstripimi i kistit te glandules se Bartolinit
  • Trajtime te condilomave vulvo perineale dhe vaginale
  • Biopsi te vulves dhe vagines
  • Heqje te polipeve cervicale dhe biopsia e tyre
  • PAP test
  • Marrja e HPV dna
  • Kolposkopi
  • Biopsi & punch biopsi e cerviksit
  • Procedura e ekscizionit kirurgjikal (LEEP)
  • Heqje e fibromave naschente / Biopsi
  • MIRENA si menyre per trajtim
  • Hystereoskopi
  • Ekografi vaginale dhe pelvike
  • Vizite gjinekologjike
  • Hysterektomi abdominale apo vaginale
  • Miomectomi
  • Kistectomi laparoscopike
  • Barre jashte mitre
  • Kontroll vleresues per tubat e Fallopit
  • Trajtimi i inkontinences urinare
Ekstripimi i kistit te glandules se Bartolinit

Glandulat e Bartolinit gjenden ne secilen ane te hapjes vaginale. Ato sekretojne lende qe ndihmojne ne lubrifikimin e vagines. Ndonjehere hapjet e ketyre gjendrave bllokohen. Kjo shkakton formimin e kistit te glandules se Bartolinit qe shoqerohet me enjtje, dhimbje. Ne rastet kur terapia me antibiotike nuk funksionon, rasti zgjidhet me kirurgji. Drenimi kirurgjikal. Ju mund te keni nevoje per nje nderhyrje per te drenuar nje kist qe eshte i infektuar ose shume i madh. Drenimi i nje kisti mund te behet duke perdorur anestezi lokale.

Per proceduren, mjeku juaj ben nje prerje te vogel te kistit, e zbraz ate dhe pastaj vendos nje kateter te vogel i cili lihet deri ne gjashte jave per te mbajtur te hapur incizionin dhe per te siguruar drenimin e plote. Marsupializem. Nese kisti perseritet perdoret nje procedure qe quhet marsupializem. Behet nje incizion dhe ne secilen ane te tij vendosen sutura per ta mbajtur ate te hapur. Nje kateter mund te vendoset per te ndihmuar drenimin per disa dite pas procedures dhe per te parandaluar perseritjen.

Trajtime te condilomave vulvo perineale dhe vaginale

Kondilomat  vulvare dhe vaginale jane nje nga manifestimet klinike te infeksionit te papillomavirusit (HPV).

Per shumicen e pacienteve, prania kondilomave gjenitale eshte shqetesuese per shkak te pamjes se tyre kozmetike, shoqerimit me nje semundje seksualisht te transmetueshme.

Trajtimi i tyre mund te jete medikamentoz ose kirurgjikal.

Trajtimet medikamentoze kryhen me podofiline, imiquimod, aplikimin e tyre ne forme kremi direkt ne lekure, sipas rekomandimit te mjekut gjinekolog.

Trajtimet kirurgjikale perfshijne ekscizionin (heqjen e kondilomave), krioterapine (me nitrogjen te lengshem) dhe lazer terapine.

Biopsi te vulves dhe vagines

Biopsia e vulves dhe vagines kryhen me qellim Check up per kancer apo semundje te tjera kutane, mukozale.

Gjate procedures, me ane te nje spekulumi ekspozohet vagina, me anestezi lokale merret material indor nga zona ne dukje anormale ne vulve apo vagina, me tej materiali dergohet ne laborator per te analizuar mostren e marre. Mund te kryhet gjate kolposkopise.

Ajo cfare ju mund te ndjeni eshte diskomfort dhe ndjesi presioni gjate procedures.

Ka nje risk te ulet per gjakosje apo infeksion pas procedures.

Pas procedures e rendesishme ne fazen e rikuperimit eshte mbajtja sa me paster dhe thate e vulves dhe vagines.

Heqje te polipeve cervicale dhe biopsia e tyre

Polipet cervikale jane formacione qe marrin origjinen nga qafa e mitres. Jane te formave dhe te madhesive te ndryshme. Ne shumten e rasteve jane formacione beninje. Jane me te shpeshta tek femrat pluripare. Ne 2/3 e rasteve jane asimptomatike.

Ne rastet kur shfaqin simptoma, ato mund te jene :

  • Hemoragji e shtuar gjate ciklit menstrual
  • Hemoragji jashte ciklit menstrual
  • Hemoragji vaginale pas marredhenieve seksuale
  • Hemoragji vaginale ne periudhen e menopauses

Shpesh here ato jane nje gjetje e rastesishme gjate nje Pap testi. Ne keto raste, mund te merret nje sasi e indit te polipit dhe te dergohet per biopsi. Mundet qe te hiqet edhe i gjithe polipi.

Ne rastet kur permasat e tij jane te medha, heqja e polipit realizohet me nderhyrje te mirefillte kirurgjikale.

PAP test

Pap testi eshte nje procedure screening per kancerin e qafes se mitres. Realizohet permes marrjes se qelizave nga regjioni ekzo dhe endocervikal dhe permes analizes se mostrave te marra mund te zbulohen lezione prekanceroze apo kanceroze te cerviksit.

Rekomandohet qe cdo femer tre vite pas fillimit te aktivitetit seksual dhe jo me shume se 21 vjece te filloje Check up permes Pap test-it. Risku eshte me I larte nga infektimi me HPV (Human Papilloma Virus), tek femrat qe kane filluar aktivitetin seksual ne nje moshe te hershme, femrat me shume partnere seksuale, duhapirja, infeksionet seksualisht te transmetueshme si HIV apo Herpes.

Pergatitja per Pap test fillon qe nga lenia e dates per kryerjen e ekzaminimit se bashku me gjinekologun tuaj, ne menyre qe te mos perkoje me ardhjen e menstruacioneve, shmangien e dusheve vaginale, perdorimin e tamponeve dhe marredhenieve seksuale apo spermicideve dy dite perpara ekzaminimit.

E shtrire ne pozicion gjinekologjik, me ane ten je spekulumi vizualizohet cerviksi dhe permes nje spatula te vogel dhe nje furce merret material nga cerviksi.

Eshte nje procedure e shpejte, mund te shkaktoje nje ndjesi diskomforti tek pacientje, por eshte e padhimbshme.

Marrja e HPV dna

HPV njihet si shkaktari kryesor I kancerit te qafes se mitres. Eshte nder semundjet seksualisht te transmetueshme me te perhapura. Ekzistojne rreth 1200 gjenotipe te ketij virusi. Disa nga keto njihen si me rrezik me te larte per te dhene kancer te cerviksit.

HPV DNA test ka si synim evidentimin e infeksionit nga HPV me risk te larte tek femrat. Procedura mund te kryhet edhe gjate marrjes se Pap Testit. Nese kryhen se bashku quhet Co-Testing.

Pergatitja perpara kryerjes se HPV DNA test eshte e njejte si ne rastin e Pap testit, nuk mund te kryhet gjate periudhes se menstruacioneve, shmangia e dusheve vaginale,mosperdorimi i tamponeve dhe spermicideve si dhe mos kryerja e marredhenieve seksuale dy dite perpara ekzaminimit.

Nje rezultat normal do te thote qe ju nuk keni HPV High Risk.

Nje rezultat jonormaldo te thote prani e HPV me risk te larte. Njihen si shtame qe mund te japin kancer te cerviksit, por edhe te vagines, penisit, anusit, gojes. Shtamet pergjegjese njihen HPV-16 dhe HPV-18.

Ne rast ten je rezultati me risk te larte te HPV nuk do te thote qe ju keni kancer, por qe jeni I predispozuar ndaj tij. Ne keto raste gjinekologu juaj do te ndjeke rastin tuaj duke kerkuar ekzaminime te tjera per t’ju monitoruar apo per te vendosur diagnoze me ane ndjekjes ne dinamike me ane te Co-testing,  kolposkopise, biopsise cervikale.

Kolposkopi

Kolposkopia eshte nje procedure minimale invazive permes se ciles shikohen qelizat jonormale cervikale si edhe te merret biopsi indore.

Ka si indikacion kryesor rastet kur kemi Pap teste anormale, por behet edhe kur konstatojme prezence indi jonormal ne vagine, cervix, vulve, region perianal.

Kolposkopi eshte nje instrument diagnostikues, i perbere nga nje lente zmadhuese dhe nje ndricues, ne kete menyre jep nje pamje te zmadhuar te siperfaqes se cerviksit.

Ne pozicion gjinekologjik, ekspozohet cerviksi permes nje spekulumi.  Aplikohet nje solucion i vecante mbi cerviks i cili ben qe gjate ekzaminimit me kolposkop, qelizat jonormale te duken me nje tjeter ngjyre.

Eshte procedure e padhimshme.  Ne disa raste te rralla mund te jape diskomfort pelvik, gjakosje te lehte pas procedures.

Biopsi & punch biopsi e cerviksit

Eshte nje procedure kirurgjikale permes se ciles merret nje moster materiali indor nga cerviksi i cili dergohet per tu analizuar ne laborator. Permes tij mund te zbulohen lezione kaceroze apo prekanceroze te cerviksit.

Nje biopsi cervikale kerkohet pas ekzaminimi pelvik ose Pap testi.

Detektimi i infeksionit nga HPV me high risk apo qelizave prekanceroze eshte nje indikacion per biopsi cervikale.

Ne varesi te anamnezes suaj dhe arsyes pse mjeku juaj gjinekolog kerkon nje ekzaminim te tille, percaktohet edhe lloji i biopsise qe do te merret:

  1. Punch biopsy – realizohet permes nje instrumenti te quajtur “biopsy forceps”. Kryhet nen anestezi lokale.
  2. Cone biopsy – realizohet permes heqjes ne forme koni te materialit indor cervikal. Eshte kirurgji ditore, zgjat disa minuta deri ne gjysem ore, me nje periudhe rikuperimi te shpejte.
  3. ECC- endocervical curettage kryhet me nje instrument te quajtur kyrete permes seciles merren qeliza nga kanali endocervikal.

Perpara kryerjes se procedures duhet te konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog mbi menyren e pergatitjes.

Keshillohet shmangia e tamponeve vaginale, dushit vaginal, marredhenieve seksuale nje dite para biopsise, si edhe mosperdorimi i medikamenteve te cilat rrisin rrezikun per hemoragji te tilla si aspirina, warfarina, ibuprofeni.

Procedura e ekscizionit kirurgjikal (LEEP)

Eshte nje procedure kirurgjikale me ane te seciles realizohet heqja e indit jonormal cervikal ose vaginal me elektrokirurgji. Kjo kryhet me ane te nje anse LOOP qe mbart rryme elektrike.

Materiali i marre dergohet ne laborator per tu analizuar.

Indikohet ne rastet kur konstatohen probleme gjate nje ekzaminimi pelvik ose kur marrim nje rezultat jonormal nga Pap testi.

Kryhet gjithashtu per te detektuar kancer vaginal apo cervikal.

Per nje pergatitje te duhur per proceduren eshte e rendesishme nje konsulte paraprake me mjekun tuaj gjinekolog.

Keshillohet shmangia e tamponeve vaginale, dushit vaginal, marredhenieve seksuale nje dite perpara procedures, nuk duhet te jeni ne ditet e menstruacioneve, mund te jete e nevojshme nderprerja e antikoagulanteve ne rast se ju po merrni nje trajtim me to.

Heqje e fibromave naschente / Biopsi

Fibromiomat nashente jane fibromioma submukoze. Ato rriten dhe zene kavitetin uterin.

Nese pedunkulohen, mund te dalin permes kanalit te qafes se mitres, i cili zgjerohet gradualisht dhe keshtu ato prolabojne ne vagine.

Edhe miomat me permasa shume te medha mund te prolabojne ne vagine. Komplikimi kryesor i eshte degjenerimi nekrotik dhe infeksioni i tyre.

Nengrupi i miomave submukoze te pedunkuluara te prolabuara, te njohura si mioma nashente, perfaqeson nje entitet te veçante ne lidhje me trajtimin e tyre.

Ato mund te hiqen me rruge vaginale sepse zakonisht jane lehtesisht te arritshme, japin me pak gjakderdhje.

Materiali i marre dergohet per biopsi.

MIRENA si menyre per trajtim

Eshte nje metode kontraceptive mekanike. Realizohet permes vendosjes se nje diapozitivi intrauterin ne forme T brenda ne kavitetin uterin, i cili cliron ne menyre pulsative Levonorgestrel, qe eshte progestativ.

Eshte metode e sigurt, qe zgjat deri ne 5 vite, pas heqjes se saj kemi kthim te fertilitetit.

Ka indikacion :

  • Kontracepsionin
  • Mbrojtjen nga hiperplazia endometriale gjate terapise zevendesuese hormonale
  • Menorrhagi idiopatike
Hystereoskopi

Eshte nje procedure kirurgjikale mini invazive diagnostike ose terapeutike, e kavitetit uterin. Permes nje instrumenti te holle te pajisur me nje kamer futemi ne kavitetin uterin permes vagines e cerviksit.

Ka indikacion ne :

  • Hemoragjite post menopauzike
  • Hemoragjite post koitale
  • Subfertilitet
  • Aborte rekurente
  • Anomali kongentale uterine
  • Polipe endometriale
  • Fibromioma submukoze
  • Adherenca uterine
  • Heqje DIU
Ekografi vaginale dhe pelvike

Ekografia gjinekologjike eshte nje ekzaminim qe permes perdorimit te ultratingujve, ben te mundur vizualizimin e organeve pelvike. Mund te jete abdominale apo transvaginale. Ka per qellim ekzaminimin e uterusit, ovareve, tubave te fallopit, cerviksit dhe vagines. Sherben si mjet diagnostikues ne rastet e:

– anomalive te lindura strukturore uterine

– Kiste ovariale

– masa tumorale te uterusit dhe ovareve

– inflamacione pelvike

– vendosje dhe heqje DIU

– evidentimin e barrave ektopike

– monitorim folikular dhe Pick-Up.

Vizite gjinekologjike

Vizita gjinekologjike eshte kontrolli me I rendesishem per shendetin tuaj riprodhues. Ajo perfshin anamnezen gjinekogjike dhe ekzaminimin gjinekologjik.

Vizita e pare gjinekologjike kryhet rreth moshes 13-15 vjecare, qe perkon dhe me moshen e menarkes, kohen e  ardhjes se periodave per here te pare.

Pas nje vizite te pergjithshme, kryhet ekzaminimi I gjirit dhe ai pelvik.

Ekzaminimi pelvik konsiston ne ekzaminimin e organeve genitale te jashtme dhe atyre te brendshme, revizionimi  i te cilave behet i mundur me viziten bimanuale dhe me ane te spekulumit.

Kryhet nje kontroll i kujdesshem i vulves, vagines, cerviksit, uterusit, ovareve.

Shpeshhere eshte e nevojshme te kryhet edhe ekzaminimi rektal.

Hysterektomi abdominale apo vaginale

Eshte nje intervent gjate secilit realizohet heqja e mitres.

Kryhet me anestezi spinale ose gjenerale. Eshte nje kirurgji madhore e cila kerkon hospitalizim per disa dite.

Ne indikacionet per histerektomi futen:

  • Hemoragjia e rende menstruale
  • Dhimbja pelvike
  • Prolapsi uterin
  • Maligniteti gjinekologjik (kanceri i vezores, i uterusit ose cerviksit)

Ne varesi te indikacionit jane disa lloje histerektomish qe mund te kryhen:

  • Histerektomia totale (hiqet e gjithe mitra dhe qafa e mitres)
  • Histerektomia subtotale (hiqet mitra, por lihet e paprekur qafa e mitres)
  • Histerektomi totali me salpingo-ooforektomi (hiqet e gjithe mitra, tubat edhe vezoret)
  • Histerektomi radikale ( hiqet mitra, tubat, vezoret, limfonoduj dhe inde perreth. Kryhet zakonisht kur kemi te bejme me procese tumorale)

Histerektomia mund te kryhet me rruge abdominale, me ane te nje prerjeje mbi simfizen pubike, ose vaginale, kur uterusi hiqet duke perdorur si rruge hyrjeje vaginen.

Miomectomi

Miomat jane formacione beninje te uterusit. Variojne ne madhesi, nga ato me te vogla e deri ne gjigande, te cilat shtremberojne formen, strukturen e uterusit. Shpesh here madhesia e tyre mund te ndikoje edhe ne shtim ne peshe.

Mioma mund te jete nje e vetme ose mund te jene te shumta.

Nje pjese e madhe e pacienteve nuk shfaqin simptoma. Ne pacientet simptomatike vihet re:

  • Hemoragji e shtuar menstruale
  • Dhimbje pelvike, rritje e ndjeshmerise pelvike
  • Urinim i shpeshte
  • Veshtiresi per te urinuar
  • Konstipacion
  • Dhimbje mesi

Ne varesi te llojit te miomave vendoset nese fillohet terapia medikamentoze apo heqja me kirurgji.

Interventi kryhet me anestezi spinale ose gjenerale. Behet heqja e miomave materiali i marre dergohet per biopsi.

Ne disa raste, per shkak te lokalizimit, numrit dhe madhesise se tyre, eshte e nevojshme te kryhet histerektomia.

Kistectomi laparoscopike

Kistet e ovareve jane formacione te mbushura me likid, apo tjeter material solid. Mund te gjenden ne brendesi te vezores, ose siperfaqesore.

Ne te shumten e rasteve jane asimptomatike. Ne disa raste japin dhimbje te shtuara gjate ciklit menstrual, dhimbje pelvike, dhimbje gjate marredhenieve seksuale, crregullime te ciklit menstrual.

Zakonisht  mbahet qendrim prites, rikontroll i kistit pas nje periudhe te caktuar kohore.

Mund te jete e nevojshme te fillohet edhe terapia me kontraceptive.

Trajtimi kirurgjikal i tyre mund te behet me laparotomi (kirurgji e hapur) ose me laparoskopi.

Shumica e kisteve mund te hiqen duke perdorur laparoskopi. Ky eshte nje lloj operacioni gjate se cilit behen incizione te vogla ne barkun tuaj, inserohet nje pajisje e quajtur laparoskop. Permes tij behet e mundur heqja e kistit. Pasi kisti hiqet, nxirret permes incizioneve te bera ne lekuren tuaj.

Incizionet mbyllen me sutura te absorbueshme.

Preferohet nje laparoskopi sepse shkakton me pak dhimbje dhe ka nje kohe me te shpejte sherimi. Shumica e pacienteve jane ne gjendje te shkojne ne shtepi ne te njejten dite ose diten tjeter pas interventit.

Barre jashte mitre

Nje shtatzeni ektopike ndodh kur nje veze e fekonduar implantohet dhe rritet jashte kavitetit uterin.

Ajo lokalizohet me shpesh ne nje tub fallopi, i cili mbart vezet nga vezoret ne miter. Ky lloj i shtatzenise ektopike quhet shtatzeni tubare. Ndonjehere, nje shtatzeni ektopike ndodh ne zona te tjera te tilla si vezoret, abdomeni ose cerviksi.

Nje shtatzeni ektopike nuk mund te vazhdoje normalisht. Veza e fekonduar nuk mund te mbijetoje dhe indet ne rritje mund te shkaktojne hemoragji te rrezikshme per jeten nese lihen te patrajtuara.

Ne fillim nuk mund te vereni ndonje simptome. Sidoqofte, disa gra qe kane nje shtatzeni ektopike kane shenjat e hershme ose simptomat e zakonshme te shtatzenise: vonese te periodave, rritje te ndjeshmerise se gjirit dhe te perziera.

Nese beni nje test shtatzenie, rezultati do te jete pozitiv.

Nje shtatzani ektopike e hershme mund te trajtohet me terapi medikamentoze, metotreksat.

Ne rastet kur kjo nuk eshte e mundur, kryhet laparoskopia, permes se ciles nderhyhet ne regionin ku eshte lokalizuar shtatzania ektopike.

Kur kemi te bejme me situata riskuese per jeten, hemoragji masive, behet kirurgji laparatomike e urgjences.

Kontroll vleresues per tubat e Fallopit

Hysterosalpingografia eshte nje procedure diagnostikuese per tubat e fallopit  dhe uterusin, permes perdorimit te rrezeve X.

Procedura kryhet pas menstruacioneve, para se te ovuloni, pasi ka me pak te ngjare te jeni shtatzene gjate kesaj kohe. Kjo do te jete gjate gjysmes se pare te ciklit tuaj, midis dites 1 dhe 14.

Si te pergatitemi per HSG

Mjeku juaj do ju pershkruaje nje medikament analgjezik nje ore para kryerjes se HSG.

Mundet qe te merrni edhe terapi me antibiotike ne disa raste.

Si kryhet procedura

Pacientja qendron e shtrire ne pozicion gjinekologjik. Me ane te nje spekulumi hapet vagina dhe vizualizohet qafa e mitres.

Me tej futet nje tub i holle i quajtur kanjule ne qafen e mitres dhe butesisht mbushet mitra me lende kontrasti.

Permes leshimit te rrezeve X, perftohen imazhe, nga disa shkrepje. Permes kesaj metode vizualizohet kaviteti uterin, tubat dhe shikohet ne rast se kemi ndonje obstruksion te tyre.

Zakonisht HSG zgjat rreth 5-10 minuta dhe ju mund te ktheheni ne shtepi brenda te njejtes dite.

Trajtimi i inkontinences urinare

Inkontinenca urinare eshte mosmbajtja e urines, humbja e kontrollit te vezikes urinare. Ajo prek dy here me shume grate se burrat. Kjo vjen nga fakti se shtatzenia, lindjet dhe menopauza ndikojne ne inkontinencen urinare.

Inkontinenca urinare nuk eshte nje pjese normale e plakjes dhe mund te kurohet.

Se bashku me mjekun tuaj ju do te krijoni nje plan trajtimi. Ju mund te filloni me disa keshilla qe mund t’i zbatoni ne shtepi. Nese keto hapa nuk i permiresojne simptomat tuaja,  mund t’ju rekomandohen trajtime te tjera ne varesi te llojit te inkontinences.

Trajtimi mund te jete kirurgjikal ose jo.

Ne trajtimet jo kirurgjikale futen :

Medikamentet. Pas menopauzes, aplikimi i kremrave ose patcheve vaginale me estrogjen mund te ndihmoje ne forcimin e muskujve dhe indeve ne ureter dhe zonen vaginale. Nje ureter me e forte do te ndihmoje ne kontrollin e fshikezes.

Pessary vaginale. Pessary eshte nje pajisje e vogel plastike ose silikoni si unaze qe vendoset ne vagine. Ajo shtyn lart kunder murit te vagines dhe uretres per te mbeshtetur muskujt dhe per te ndihmuar ne zvogelimin e inkontinences.

Injektimi i kolagjenit. Mjeku juaj gjinekolog mund te injektoje nje substance siç eshte kolagjeni, ne indet perreth vezikes dhe uretres per t’i bere ato te trashen. Kjo ndihmon ne mbajtjen te mbyllur te vezikes dhe zvogelon sasine e urines qe mund te dale.

Botox. Injeksionet e botoksit prane vezikes mund te ndihmojne nese trajtimet e tjera nuk funksionojne. Botox ndihmon ne relaksimin e vezikes dhe rrit sasine e urines qe ajo mund te mbaje. Ju mund te duhet te merrni trajtime me Botox rreth nje here ne 3 muaj.

Stimulimi nervor. Ky trajtim perdor impulse te lehta elektrike per te stimuluar nervat e vezikes urinare. Pulsimet mund te rrisin rrjedhjen e gjakut ne vezike dhe te forcojne muskujt qe ndihmojne ne kontrollin e saj.


REZERVO NJE TAKIM

Orari


e Hene – e Premte

16:00 deri ne 20:00


e Shtune

08:00 deri ne 13:00


Per Konsulta

Dr. Rexhina Bajo


TELEFON

(+355) 68 219 6243


EMAIL

info@alliance.al


ADRESA

Rr. Don Bosko, Pallati Gener 2
Hyrja 2, Shkalla A




SHENDETI I GRUAS





SHENDETI I GRUAS





Alliance | Te gjitha te drejtat e rezervuara | info@alliance.al



Alliance | Te gjitha te drejtat e rezervuara | info@alliance.al



Made by Bruno Mishtaku

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this